I shpallur në kërkim nga të gjitha autoritet shtetërore, Agim Kajmaku, kryebashkiaku në arrati i Vorës, përfiton tender nga Ministria e Brendshme. Është institucioni që e ka shpallur në kërkim Kajmakun, ai që i jep atij një tender që mban datën 20 janar 2020.
Agjencia e Blerjeve të Përqëndruara, e drejtuar nga Sandër Lleshaj, kompetencat të cilat i janë transferuar Sekretarit të Përgjithshëm, Plarent Ndreca, i ka dhënë një tender me vlerë 6 milionë lekë. Firma “Kajmaku sh.p.k” e cila deri në muajin korrik 2019 ishte në pronësi të Agim Kajmakut, ka përfituar tenderin e firmosur më 30 dhjetor 2019.
Kajmaku ‘SHPK’ njihet publikisht si kompania e Agim Kajmakut. Në muajin Korrik 2019, pas akuzave të Partisë Demokratike, se Kajmaku kishte marrë përmes kompanisë së tij, rreth 2.6 milionë euro para publike, të marra përmes tenderave, Kajmaku ia ka transferuar kompaninë Merita Kajmakut, e cila tanimë rezulton se është aksionere e vetme e kompanisë.