Aksidenti i regjistruar pasditen e se dieles ne aksin rrugore Shkoder – Velipoje ne afersi te kishes, ka risjelle ne vemendje serish viktiat qe ka sjell ky segment rrugore.
Siljana Uldedaj, humbi jeten si pasoje e perplasjes me nje mjet tip Benz, nderkohe qe mbare oponionin eshte ende e fresket ngjarja tragjike ku humben jeten Babai me dy femeijet e familjes Gjergji.
Ngjarja ne vitin 2018
Një aksident tragjik i ka marrë jetën babait dhe dy fëmijëve, ndërsa gruaja me fëmijën e tretë të çiftit ndodhen në gjendje të rëndë në spitalin e Shkodrës. Kryefamiljari Edmond Gjergji, që humbi jetën, po udhëtonte në makinën e tij tip fuoristradë me familjen nga Velipoja për në Shkodër në momentin që është përplasur me një tjetër makinë tip ‘Alfa Romeo’
Aksidenti ka ndodhur rreth orës 18:00 në rrugën e plazhit, përplasja ka qenë fatale për Edmond Gjergjin dhe foshnjën 8 muajshe që humbën jetën në vend, ndërsa një orë më pas ndërroi jetë në spital edhe vajza 5-vjeçe.
Ndërkohë që gruaja dhe vajza tjetër e çiftit Gjergji ndodhen në gjendje të rëndë në spitalin e Shkodrës. Vajza sipas mjekëve duhet dërguar në Tiranë për mjekim të specializuar, por lëvizja mund të rezultojë fatale, pasi janë në gjendje të rëndë.
Por përveç gruas dhe vajzës së familjes Gjergji të plagosur kanë mbetur edhe dy persona të tjere që ndodheshin në makinën tjetër ‘Alfa Romeo’ shoferi Sokol Muja dhe pasagjeri. Shkak i aksidenti nga të dhënat e para mësohet se ka qenë shpejtësia dhe mungesa e ndriçimit, pasi rruga është në ndërtim. (Oranews)