Dy persona, çift bashkëshortësh janë plagosur me armë zjarri mbrëmjen e sotme në Allias, në rrugën ‘Njazi Meka’
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 21:40 në banesën e çiftit. Të plagosurit janë çifti i bashkëshortëve me inicialet P L dhe A L, të cilët u dërguan në spital për ndihmë mjekësore.
Burri ndodhet në gjendje më të rëndë në spital. Policia deklaron se ngjarja ka ndodhur në rrethana ende të paqarta, ndërsa dyshohet se shkak ka qenë një konflikt. Pas marrjes së njoftimit policia ka mbërritur duke nisur hetimet. Grupi hetimor vijon punën pēr sqarimin e mëtejshëm të rrethanave të ngjarjes.