Dy persona, një burrë dhe një grua bashkëshortë janë pl.agosur me ar.më zjarri mbrëmjen e sotme në Allias, në rrugën ‘Njazi Meka’
Ngjarja ka ndodhur, rreth orës 21 45, ndërsa zona është rrethuar nga policia. Në vendin e ngjarjes ka mbërritur edhe ambulanca. Ata janë transportuar menjëherë për në Spitalin e Traumës ku do të marrin ndihmën mjekësore pasi janë në gjendje të rëndë shëndetësore. Mësohet se e gjithë ngjarja ka ndodhur brenda një banese.
Ngjarja e rëndë në Allias ka qenë për shkak të një grabitje në shtëpinë e dy bashkëshortëve. Disa grabitës me maska dhe me ar.më hynë në vilën në Allias duke tentuar grabitjen dhe pl.agosën burrin dhe gruan. Raportohet paraprakisht se disa persona të paidentifikuar hynë në vilën e personave të cilët kanë në pronësi edhe një furrë buke.