Njëri nga çifti i bashkëshortëve që u plagosën mbrëmjen e sotme ka ndërruar jetë. Burime nga vendi i ngjarjes bëjnë me dije për Dosja.al, se njëri nga personat që mbetën të plagosur me armë zjarri mbrëmjen e sotme nuk u ka mbijetuar dot plagëve të marra.
Ende nuk dihet nëse personi që ka ndërruar jetë është burri apo gruaja, identetitetët e të cilëve nuk dihen ende.
Ndërkohë ende nuk dihen shkaqet apo rethanat e ngjarjes. Ngjarja e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në rrugën “Njazi Meka”, në zonën e njohur si Allias. Policia ndodhet në vendngjarje dhe pritet të mësohen detaje të mëtejshme.