Dy lëkundje sizmike janë ndjerë njëra pas tjetër në Kukës dhe në Dibër.
Lëkundje sizmike me magnitudë 3.8 të shkallës Rihter u ndjenë në Kukës, ndërsa epiqendra ishte 9 kilometra nga Kurbneshi. Lëkundjet nuk kanë shkaktuar dëme, ndërkohë që nuk janë ndjerë shumë në qytet.
Ndërkohë pak më vonë, një tjetër tërmet u ndje në DIbër, i shkallës 3.9 Rihter, ndërsa epiqendra ishte në Arrë-Mollë.
Nga Shtabet e Emergjencave në këto dy bashki, njofton ministria e Mbrojtjes, nuk raportohen dëme.