Pas një kohe të gjatë mungesë në rrjetet sociale, deputeti i Shkodrës Tom Dodhi është rikthyer me një postim.

Në faqen e tij zyrtare në Facebook, Doshi ka bërë një komunikim me ndjekësit, duke dhënë një njoftim të rëndësishëm. Ai nënvizon se në emrin e tij janë hapur disa llogari në rrjetet sociale, duke shtuar se ai ka vetëm një të tillë. Vlket të theksohet se Doshi e ka postimin e fundit me datë 2 nëntor 2018 në Facebook-un e tij.

POSTIMI I TOM DOSHIT

Të dashtun miq! Ndjej detyrimin moral, duke u nisur nga besimi që me keni dhan ndër vite, që t’ju informoj, se në emnin tem, janë hapur disa llogari në rrjetet sociale, të cilat nuk administrohen nga unë. Duke mos dasht që ndonjëri nga ju, të bjeri pre e adresave fallco, ju baj me dije se kjo âsht e vetmja llogari qe unë disponoj.

Me perzemersi, Tom Doshi.