Në zyrën e shefit të rendit në Komisariatin e Poli.cisë së Elbasanit, Faik Ruko është zbuluar një skandal i paprecednetë ku prej më shumë se 2 vitesh qëndronin 9 ar.më pa leje, dhe që ishin të papajisura me ndonjë procesverbal.
Nga burimet për Fax News dhe Faxweb al mësohet se armët janë automatike model 56 dhe asnjë procesverbal nuk është gjetur për origjinën e tyre, nëse ishin përdorur në ndonjë ngjarje kriminale ose jo si dhe nuk u ishte bërë asnjë ekspertizë.
Ndërsa ligji parashikon pajisjen e tyre me dokumentacion shpjegues, kjo nuk ka ndodhur në këtë rast i cili krijon një precedent të padëgjuar më parë
Nërkohë, raportohet se për ngjarjen është vënë në dijeni edhe Shërbimi për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat ndërsa kjo e fundit ka nisur edhe një hetim për të hedhur dritë mbi çështjen në fjalë
Më herët ishin vënë në dijeni edhe drejtuesit e komisariatit, pavarësisht se asnjë masë konkrete nuk ishte marrë. Ky rast është bërë publik pas ndryshimit të emrave në drejtimin e rendit në këtë komisariat
Burime bëjnë me dije se pasi ka pikasur armët, drejtuesi i ri i rendit, ka vënë në dijeni SHCBA ndërsa edhe paraardhësi i tij ka pohuar se nuk ka informacion për origjinën e armëve dhe dokumentacionin përkatës