Një përplasje me armë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në qytetin e Vlorës. Sipas informacioneve bëhet me dije të shtënat me armë ka ndodhur në lagjen Kushtrimi në Vlorë
Deri tani mësohet se nga të shtënat me armë janë plagosur dy persona dhe identiteti i tyre nuk dihet ende. Të plagosurit, njëri prej të cilëve është 23 vjeç dhe tjetri 50 vjeç që dyshohet se janë qëlluar sapo kanë dalë nga lokali
Ngjarja ka ndodhur në një lokal, ku janë terrorizuar dhe banorët përreth. Të plagosur kanë shkuar në Spitalin Rajonal për të marrë mjekimin, por ende nuk dihet gjendja e tyre
Policia ndodhet në vendin ku ndodhi plagosja dhe ka nisur punën për zbardhjen e ngjarjes.