Policia e Kurbinit ka dhënë detaje për ngjarjen e rëndë të ndodhur sot në fshatin Sanxhak, ku zjarri shkrumboi një banesë, duke i marrë jetën një fëmije.
Policia njofton se ka mbetur viktimë një fëmijë 2 vjeç, i cili ka ndërruar jetë si pasojë e asfiksisë dhe djegies.
Kurbin/Informacion paraprak
Sot, rreth orës 15 00 në banesën e shtetasit H.Ç banues në Sanxhak, Kurbin, ka rënë zjarr, ku pas mbërritjes së shërbimeve të Policisë dhe zjarrfikëses, në ambjentet e brendshme të banesës është konstatuar trupi i pajetë i një të mituri, 2 vjeçar.