cili është Skënderbeu? Cila ka qenë jeta dhe veprimtaria e tij? Përse Skënderbeu u shndërrua në pikën referuese të shqiptarëve gjatë Rilindjes dhe përse edhe sot ai mbetet krenaria më e madhe e shqiptarëve
Përse Bota dhe sidomos Evropa e krishterë e vlerëson atë si një nga mbrojtësit më të mëdhenj të qytetërimit të krishterë? Gazetari Roland Qafoku, publikoi në emisionin Debati në Channel One 50 fakte nga jeta e Skënderbeut.
Gjergj Kastriot Skënderbeu mban titullin Hero i Kombit Shqiptar, titulli më i lartë dhe i vetëm që mban një shqiptar.
Gjergj Kastriot Skënderbeu lindi më 6 maj të vitit 1405. Për vendlindjen e tij ka dy versione. I pari në Dibër dhe i dyti në Mat. Skënderbeu vdiq më 17 janar të vitit 1468 në Lezhë. Ai jetoi 62 vjet, 7 muaj e 11 ditë.
Për 25 vjet Gjergj Kastriot Skënderbeu mbajti të papushtuar Arbërinë nga ushtria osmane që e sulmoi atë dhjetra herë duke u bërë mbrojtës jo vetëm i kësaj toke por edhe i krishtërimit në Evropë.
Për shkak se Skënderbeu u bë diga, mbrojtja dhe rezisteca e krishterë ndaj ushtrisë osmane, Evropa dhe Vatikani e kanë cilësuar heroin kombëtar të shqiptarëve, si atlet i krishtit dhe pararendës të aleancës Atlantike NATO.
Për 25 vjet me radhë Kruja që ishte kryeqyteti i Arbërisë, u quajt nga shumë personalitete të kohës akropoli i Kristianizmit në Evropë.
Gjergj Kastriot Skënderbeu cilësohet nga historianët si një nga 4 gjeneralët dhe strategët më të zotë në historinë e botës pas Aleksandrit të Madh, Jul Çezarit dhe Napoleon Bonapartit.
Skënderbeu me ushtrinë e tij shkatërroi 20 ushtri të huaja dhe sipas Marin Barletit ai vetë gjatë gjithë jetës së vete vrau në beteja 3 mijë persona.
Gjergj Kastriot Skënderbeu ishte djali më i vogël i Gjon Kastriotit, princit të Arbërisë së Veriut dhe i princeshës Vojsava. Gjergji ishte fëmija i fundit mes 4 djemve Stanishin, Reposhin dhe Konstandinin si dhe 5 vajzave Mara, Jella, Angjelina, Vllajka dhe Mamica që kishin Gjon dhe Vojsava Kastrioti.
Familja e Kastriotëve zotëronte një principatë të vogël midis Matit dhe Dibrës në kufirin verior në zotërimet e Topiajve. Paraardhësi Kostandin Kastrioti e filloi sundimin e tij mbi këtë principatë në vititn 1383.
Gjergj Kastrioti u martua me Donika Arianitin nga Kanina e Vlorës dhe bashkë patën një djalë, Gjonin, emrin e të cilit ia vunë në nder të të atit. Djali I Gjonit, e kishte emrin Gjergj Kastrioti, në nder të gjyshit.
Gjergj Kastrioti dhe Donika Arianiti u martuan më 23 prill të vitit 1451 kur ajo ishte 23 vjeç dhe Gjergji 46 vjeç. Në Kaninë dasma zgjati 3 ditë dhe Skëndebeu shkoi nga Kruja atje me 500 kalorës. Më pas dasma vazhdoi në manastirin e Ardenicës dhe më pas akoma në kalanë e Beratit.
Gjergj Kastrioti Skënderbeu i përkiste fesë së krishterë si e gjithë familja dhe të gjithë paraardhësit e tij. Ai u kthye në muhamedan pasi u mor peng dhe më pas u kthye sërish i krishterë kur u kthye në Shqipëri.
Në moshë të vogël Gjergj Kastrioti bashkë me 3 vëllezërit e tij u mor peng nga Sulltan Murati I II si ndëshkim për luftën që i shpalli babaii tyre Gjon Kastrioti. Gjergj u nvndos në Edrene dhe më pas në oboprrin e sulltanit.
Gjergj Kastrioti vazhdoi shkollën e içogllanëve në Ederne të Turqisë së sotme në të cilin mësonin artin ushtarak djemtë e sundimtarve të nënshtruar me frymë osmane
Pas shkollës Skënderbeu nisi karrierën ushtarake si pjesë e disa ekspeditave në Ballkan dhe Azi në të cilat u shqua në luftme por edhe si strateg. Nga spahi, ai mori gradën sanxhakbeut.
Për trimërinë dhe fitoren në betejat si pjesë e ushtrisë osmane Sulltani iu kishte dhënë Gjergj Kastriotit gradën e lartë gjeneral.
Skënderbeu studio dhe u stëvrit në Stamboll për artin ushtarak. Ai njihte gjuhën osmane, latine dhe shqip. Titullin Skënderbej Iskander bej ose Aleksandri i madh iu dha nga Sulltan Murati i II pas fitores së betejave ne Azi.
Në vitin 1443 Skënderbeu arrestoi sekretarin e Sulltanit dhe e detyroi të firmoste një urdhër të Sulltanit për komandantin turk të Krujës sipas të cilit duhet tia dorëzonte qytetin Skënderbeut. Me 300 kalorës dhe ushtarë besnikë Skënderbeu mbërriti në Krujë, mori në dorëzim kalanë dhe brenda natës vrau të gjithë ushtarët osmanë.
Kryengritja kundër osmanëve vijoi në të gjithë Arbërinë dhe pasi u morën të gjitha kalatë, në një kuvend Skënderbeu u shpall komandant i të gjitha forcave.
Janë disa shtete në botë që kanë sheshe me emrin e Gjergj Kastriot Skënderbeu si Tirana në Shqipëri, Prishtinë në Kosovë, Zyrihu në Zvicër, Parisi në Francë, Roma në Itali, Çikago në SHBA, Shkupi në Maqedoni etj.
Simbolet dhe armët orgjinale të Skënderbeut gjenden në muzeun e armëve në Vjenë të Austrisë. Pas vdekjes së Skënderbu bashkëshortja i ka lënë me testament. Por më pas ato ndërruan duar te disa koleksionues dhe në fund u vendosën në muzeun e Armëve.
Armët e Skënderbeut që ndodhen në muzeun e armëve në Vjenë janë dy shpata. Shpata e parë i është dhuruar nga Papa në krishtlidnjen e vitit 1466. Shpata e dyt është e modelit turk
Në muzeun e Krujës janë vetëm kopjet e tyre. Në Shqipëri aktualisht nuk gjenden sende apo objekte personale të Skënderbeut. Ato janë zhdukur pas vdekjes së tij dhe dyndjeve osmane në vendin tonë. Madje edhe eshtrat e tij janë marrë nga osmanët dhe janë përdorur si hajmali.
Në nëntor të vitit 2012, në 100 vjetorin e pavarësisë së Shqipërisë, armët e Skënderbeut u ekspozuan për disa ditë në muzeun historik kombëtar në Tiranë. Numri i vizitorëve që panë armët orgjinale të Skënderbeut ishte 1.4 milionë persona. Vetëm më 28 nëntor atë e vizituan mbi 200 mijë vizitorë.
Përkrenarja me kokën e Skënderbeu ishte simbol i huzuar nga legjenat e Pirros së Epiriut dhe Aleksandrit të madh. Ajo ishte me metal të bardhë dhe me një rrip të lar me ar. Skënderbeu deklaronte se ishte pasardhës i Pirros. Marin Barleti nënshkruante se Skënderbeu i referohej shpesh Pirros së Epirit.
Kali i Skënderbeut është një nga simbolet e jetës së tij. Sipas Barletit ai ishte i bardhë dhe i një rrace të zgjedhur. Pas vdekjes së Skënderbeut kali nuk pranoi ti hipte dikush tjetër dhe pas disa kohësh vdiq (ngordhi).
Flamuri i Skënderbeut ishte me fushë të kuqe dhe shqiponja me dy koka, flamuri që edhe sot është zyrtar i shtetit shqiptar. Në fjalimin e tij më 28 nëntor 1912 në Vlorë, teksa shpallte pavarësinë e shtetit shqiptar, Ismail Qemali përmendi se flamuri që ngriti ishte ai i Skëndebeut.
Eshtrat e Skënderbeut u zhvarrosën nga turqit pas rënies së Krujës më 1480, 12 vjet pas vdekjes. Varri i tij që ndodhej në kishën e Shën Nikut në Lezhë u dhunua dhe eshtrat e tij u morën si hajmali nga ushtarët turq.
Dy herë Papa Piu I II u nis në Shqipëri për të kurorëzuar si mbret Gjergj Kastriot Skënderbeun. Por kjo nuk u bë e mundur. Herën e dytë Papa Piu vdiq në Ankona duke ardhur në Arbëri.
Emrin e Skënderbeut në Shqipëri e mbajnë: Sheshi qendror në Tiranë, tri rrugë në Tiranë, Krujë, Durrës, një muze ne Krujë, një fshat në Librazhd, klubi i futbollit të Korçës, një titull i lartë. Akademia ushtarake e Shqipërisë në Tiranë mban emrin e Skënderbeut si startegu më i lartë ushtarak i të gjitha kohrave. Më parë emrin Skënderbej e mbante edhe shkolla e mesme ushtarake në Tiranë.
Kanë qenë disa tentative për ta vrarë Skënderbeun. Sipas historianëve disa herë janë bërë përpjekje për ta helmuar atë. Por duket se përpkeja më serioze ka qenë e Venedikut. Gjatë kohës që ishin në luftë me të venedikasit shpallën çmim si pagesë të përjetshme prej 100 dukatësh për vrasjen e Skënderbeut.
Janë 4 autorë shqiptarë si biografë të Skënderbeut Marin Barleti, Fan Noli, Sabri Godo dhe Kristo Frashëri.
Histori e Skënderbeut e Marin Barletit e shkruar në latinisht dhe e botuar në Romë në 1508 është vepra më shumë e përkthyer e një autori shqiptar. Kjo vepër është përkthyer në 40 gjuhë dhe pas 500 vjetëve u përkthye edhe në gjuhën shqipe.
Mbreti i Napolit i dhuroi Skënderbeut 60 kilometra katrorë tokë dhe një kështjellë në Napoli në shenjë nderimi dhe respekti për ndihmën që ai i dha në luftë ndaj kundërshtarëve. Edhe sot kjo kështjelël është pronë e pasardhësve të Skënderbeut.
Varri i Donika Kastriotit, bashkëshortes së Gjergj Kastriotit, ndodhet ende në Spanjë që në atë kohë pjesë e mbtretërisë së Napolit. Për koicidencë edhe varri i bashkëshortes së Ismail Qemalit, ndodhet po në Spanjë.
Lekë Zaharia, Gjon Muzaka, Stres Balsha, Pal Engjëlli, Gjergj Arianiti, Andrea Topia, Vrana Konti ishin bashkëpunëtorët më të ngushtë të Skënderbeut. Nipi i Skënderbeuit Hamza Kastrioti dhe Moisi Golemi e tradhëtuan atë.
Dy janë fjalimet më të rëndëishëm të Skënderberui. I pari i mbajtur në Krujë kur mbërriti nga Turia. Fjalët lirinë nuk ua solla unë, por e gjeta mes jush, janë unikale edhe sot e kësaj dite. Fjalimi i dytë është në formën e testamentit përpara vdekjes në të cilin thotë ska asnjë shtet aq të fuqishëm dhe aq të shëndoshë që të mos shembet kur i lëshon vendin mërive dhe grindjeve.
Tre herë u sulmua qyteti i Krujës ngaushtria osmane. Dyherë nga sulltanët Murati i dyte dhe djali i tij Mehmeti dhe një herë nga ushtria e gjeneralit Evrenoz Pasha. Por megjithatë bqytetei nuk ra. Ushtria osmane në të tre rastet numëronte 100 mijë ushtarë.
Skenderbeu zhvilloi 30 beteja nga të cilat fitoi 29 dhe humbi vetëm 1 atë të Beratit në të cilën u tradhëtua nga besnikët e tij më të mëdhenj. Ushtria e Skënderbut aty pati 5 mijë të vrarë.
Besëlidhja e Lezhës është i pari bashkim i madh i shqiptarëve kundër një pushtuesi. E ideuar dhe organziaur nga Skëndebeu ajo bashkoi princat shqiptarë.
Më 2 mars 1444 në katedralen e shën Kollit në Lezhë u mbajt kuvendi kombëtar I prindërve dhe fisnikëve shqiparë. Në kuvend morën pjesë Skëndebeu, Gjergj Arianiti, Andrea Topia me dy7 djemtë, Gjergj Stres Balsha, Nikoll dhe Pal Dukagjini, Teodor Muzazka iriu, Lekë Zaharia, pjhesëtr Spani, Lekë Dushmani, Stefan Gojçini etj
Gjoni djali i vetëm i Skënderbeut u largua në Napoli pas vdekjes së Skënderbrut bashkë me të ëmën. Ai mori titullin Dukë dhe kont. U martua me Irena Brankoviç Peleologlu, pasardhësja e fundit e familije sperandorake Bizantine dhe patën shumë fëmijë. Në vitin 1700 pasardhësit u shpërngulën në Leçe.
Ushtria e Skënderbeut arriti të numërojë deri në 40 mijë ushtarë. Nga këta 3 mijë siguronin kufijtë që kishin komandant Moisi Golemin. 8 mijë ishin kalorës dhe 7 mijë ushtarë këmbësorë special që ishte garda e Skëndebeut.
Janë 24 përpjekje të ushtrisë osmane për të marrë Krujën dhe princiatën e Skëndebeut por nuk e arriti asnjëherë sa ishte ai gjallë.
Gjergj Kastrioti shkjoi disaherë në ndihmë të Vatikanit dhe mbretërisë së Napolit. Në vitin 1463 Skënderbeu u bë komandant i forcave kryqtare të Papa Piut të dyte.
Në të gjithë botën për figurën e Skënderbeut janë shkruar rreth 600 libra. Mes tyre janë dhjetra romane, libra historikë, studimorë dhe legjenda.
Janë të shumta veprat e artistëve botërorë me temë Skënderbeun. Piktori hollandez Rembrand ka bërë portretin e tij, shkrimtari Longfelloë ka shkruar poemë, kompozitori Antonio Vivaldi ka shkruar një opera dhe kompoziorët François Rebel dhe François Francoeur nga një operetë.
Buste dhe shtatore të Skënderbeut ndodhen në Tiranë, Prishtinë, Gjenevë, Londër, Bruksel, Budapest, Romë, Miçigan. Pritet që bust të tij të ketë edhe në Spanjë, Australi, etj. Në të gjitha punimet artistike, Heroi Kombëtar qëndron hipur mbi kal duke simbolizuar luftëtarin.
Monumentin e Sknderbut mbi kal në qendër të Romës e zbuloi Benito Musolini më 27 tetor 1940, një vit e gjysmë pas pushtimit që Italia i bëri Shqipërisë.
Viti 2018 është shpallur nga kryeministri Edi Rama si vit i Skënderbeut për nder të 550 vjetorit të vdekjes së tij.