Ministria e Brendshme dhe Policia e Shtetit po zhvillojnë një tryezë për të prezantuar një analizë të situates dhe disa propozime për ndryshime në Kodin Rrugor, ne kuader te masave per rritjen e sigurise rrugore.
Kemi shumë të vrarë në rrugët e vendit dhe ky numër duhet të ulet. Duhet të ulet dhe numri i aksidenteve dhe të plagosurit dhe dëmet material tha ministri Lleshaj.
Prandaj po bëhet hartimi i një pakete të plotë masash me të cilat synojnë të bëjnë ndërhyrje të rëndësishme të Kodit Rrugor.
Ministri i Brendshëm propozon se ka ardhur koha dhe për të implementuar dhe testin e idiotit që apilkohet dhe në Gjermani
Vetëm për një javë janë hequr 371 leje drejtimi dhe ende persiston një lloj sjelljeje në rrugë e papranueshme. Bie në sy një sjellje agresive në rrugë. Kemi ende përdorues rruge që nuk e meritojnë lejen e drejtimit që kanë. Ka ardhur koha të mendojmë për teste psikologjike për drejtuesit e mjetit që verifikojnë stabilitetin psikologjik të tyre. Në Gjermani quhet testi i “idiotit”
Gjithashtu propozohet që çdo drejtues të ketë kartelë të tij biografike.