Kryeministri Edi Rama e ka nisur ditën sot duke përshëndetur ndjekësit e tij në rrjetet sociale, duke cituar një shprehje të Michelangelos.

“Ska problem kur e vendos qëllimin lart e se arrin dot, tragjike është kur arrin qëllimin e ulët.”-citon Rama Michelangelon.

Por, pas këtij postimi të Ramës, qytetarët kanë shpërthyer në kritika të forta në drejtim të kryeministrit.

Qytetarët kanë “kryqëzuar” Ramën, për qëndrimet e tij në lidhje me masakrën e Reçakut.

“Ndoshta e ke larguar nga mendja së një ditë do mbetesh pa pushtet e me njollën jetësore të tradhetisë ndaj Kosoves ku një javë pasi e mohoi masakren e Reçakut, ministri i Millosheviçit, miku yt Vuçiçi, ti e gostit në shtëpinë tënde edhe me keq 1 muaj pas kësaj gostitje në pervjetorin e Reçakut, leje me qe nuk merr pjes (ndoshta dhe vet je mohues i saj ) por ngrit aktakuz sipas mediave ndaj Kryeministrit Haradinaj, vëlla i dy Dëshmorëve!”-shkruan një qytetar.

Më tej një tjetër qytetar shkruan se “çdo gjë që ke arritur, i ke arritur duke gënjyer e mashtruar me gjithë dordolecët e Rilindjes njerëz të pa aftë. Ngelem vendi më i varfer në botë .As me rajonin nuk hahemi dot. Rroga të ulta, pensione të ulta, taksa të larta, papunësi e madhe

Gjithashtu, një tjetër qytetar shkruan “ E c‘farë do të thuash me këtë që s‘ka problem që si kini mbajtur premtimet”.

Po ashtu një tjetër qytetar shkruan “Turp për ty, Kryeministër as një fjalë për masakren e Reçakut nuk e ke thënë