• Prej fmijës dhe budallës mësohet e vërteta.
• Fukaraja ma mirë mos leftë.
• Aj mend xixi mend, as për vedi as për kënd.
• Lype sta japin merre ste thojnë gja.
• Kur ske pula mos ban ish.
• Ka thanë frati shko te shtrati nmos tmarrtë gjumi tpushon shtati.
• Grueja asht si gjarpni nën jastek.
• Deka me nder asht kapak florini.
• Çka del prej mice gjun për mij…
• A ke pa me fjetë?
• Kryet thi e menden fmi.
• Zoti të dhashtë bereqet n’tru
• T bana bir, me hjekë mirë mdole dreq me hjekë keq.
• Mendja e madhe e zeza e tzot.
• Inatin e mramjes, lene për nadje…
• Gungaçit vetëm vorri ia drejton samarin…
• E han marren me bukë.
• Bane tmirën e hidhe ndet, nmos ta ditt peshku, ta din Zoti vetë.
• I buti – si muti.
• Kur ska njeri mend ka kamë.
• Kmisha me arrna e trupi me barna smbahen.
• Zemra m’don – betha s’ma mban.
• Vesha – kopilesha.
• Malli i mirë shitet afër.
• Kush ka mik ka çiflik.