Një polic në Durrës ka denoncuar pranë redaksisë së JOQ Albania, se qeveria nuk i ka paguar ende për punën e palodhur që bëjnë, duke qendruar 12 orë në shi dhe në të ftohtë. Ai shkruan se përveçse nuk i japin pagat, Rilindja u ka mbajtur edhe 100 mijë lekë të vjetra nga rroga ne dhjetor.
Denoncuesi, i cili preferon të jetë anonim sepse ka frikë shkarkimin nga puna, ka një pyetje për kryeministrin Rama. Ai thotë se si do të shkojë puna e policisë në Durrës.
Prsh JOQ, Doja ti thosha kryeministrit EDI RAMA qe si do shkoj kjo puna e policis se durrsit se po punojm 12 ore shi ftoht e ne fund nk po marrim dot leket qe na takojne, plus na keni mbajt 100 milek nga rroga ca bohet kshu mo ku te ankohemi?? Anonim se na hoqi nga puna.
Edhe pse punojnë në kushte të vështira dhe në mes të ftohtit, qeveria nuk i jep pagat e jo më ti motivojë punonjësit me ndonjë shpërblim.