Nga rekomandimet e OSBE/ODIHR-it tek ndryshimi i sistemit zgjedhor, financimi i partive, ndarja e politikës nga krimi deri tek transparenca e diskutimeve dhe gjithëpërfshirja. Bëhet publik dokumenti me 7 pika i opozitës së bashkuar, i paraqitur në takimin e parë të tryezës politike për reformën zgjedhore.
Ajo çfarë bie në sy është se opozita në një nga qëndrimet e saj shpreh angazhimin e saj për të diskutuar edhe sistemin zgjedhor
” për të dsikutuar një sistem zgjedhor që u jep mundësi qytetarëve të shprehen për përfaqësuesit e tyre dhe një reformë kushtetuese që synon forcimin e llogaridhënies dhe kontrollit ndaj pushtetit” thuhet në dokument.