Gazetari i njohur investigativ, Artan Hoxha ka bërë një deklaratë bombë në lidhje me të rrezikshmit e krimit dhe të gjithë ata që janë liruar këto kohët e fundit. Sipas tij, shumë personazhe të rëndësishëm të krimit ndodhen jashtë hekurave.

Por çfarë mund të ndodhë? Hoxha thekson për Abc News se këto lëvizje nuk po arrihen të perceptohen dhe se nga burgu po dalin ata që realisht duan të jenë jashtë saj.

Në fund, ai përmend edhe Ergys Kolaverin, ku nënvizon faktin se si rasti i atij, shumë të tjera janë bërë të zhurmshme dhe po mbulojnë njëra tjetrën.

Janë liruar nga burgjet kohët e fundit personazhe të rendësishëm të krimit. Nga burgu po dalin ata që duan të dalin dhe po mbetën ata që s’duan të dalin. Ose do ti vrasin nëse dalin ose nuk kanë ku të shkojnë. Rasti i Kolaverit është vijimi i saj qe folëm dje. Janë aq të shpeshta dhe aq të zhurmshme që mbulojnë njëra tjetrën dhe nuk po i percepton dot as ne dhe as publiku.