Policia e Vlorës dhe Himarës ka vënë në pranga një 26 vjeçar pasi është kapur me drogë.
Sipas të dhënave zyrtare, specialistët për hetimin e narkotikëve dhe forcat operacionale të DVP Vlorë, në bashkëpunim me shërbimet e Komisariatit të Policisë Himarë, në bazë të informacioneve të marra në rrugë operative se në qytetin e Himarës po qarkullonte një automjet i dyshimtë, menjëherë kanë organizuar punën, me qëllim bllokimin e këtij mjeti.
Në tentativë për tu larguar dhe për ti shpëtuar shërbimeve të Policisë, drejtuesi i automjetit Ford Fiesta e ka hedhur nga automjeti lëndën narkotike, pranë zonës bregdetare të quajtur Livadh Himarë
Në ndjekje e sipër, shërbimet e Policisë kanë bërë kapjen e menjëhershme dhe arrestimin në flagrancë të drejtuesit të mjetit, 26 vjeçarit K P banues në Shkodër.
Në vijim të veprimeve procedurale, Policia ka bllokuar dhe sekuestruar në cilësinë e provave materiale 13 kg cannabis sativa, një automjet Ford Fiesta një sasi parash prej 2400 eurosh
Materialet iu referuan Prokurorisë në ngarkim të tij, për veprën penale Prodhimi dhe shitja e narkotikëve