Dashamir Shehi ka folur hapur për marrëveshjen e re mes qeverisë dhe opozitës për reformën zgjedhore. Në emisionin Opinion ai tha se kjo ishte një zgjidhje oportune.
“Ne nuk kemi refuzuar ndonjëherë tryezën. Politika është kompromis i vazhdueshëm luftë kompromis nga një pozicion i ri. Diku do uleshim. Unë do të isha shumë entuziast sikur të shkonim vetëm përpara. Trajektorja jonë është vetëm zik-zak. Kemi gjithë një zgjidhje oportune, a është më e mira? Jo! Tani kemi hapur tavolinën dhe në fund do të shohim se çfarë do dali. Këtë mund ta bënim edhe një vit e gjysmë më përpara, kjo tryezë mos bëhej dhe asnjëherë. Ne do gjykojmë që nga kjo tryezë do dali diçka pozitive, ne besojmë që po”, deklaroi ai.
Për ndryshimin e sistemit, ai tha nga ajo që është bërë publike, nuk do të ketë.
“Me sa shikoj unë sistemi do jetë vështirë për tu ndryshuar. Interesat e dy palëve nuk janë për tu ndryshuar. PS nuk ka interes dhe në krahun tonë, për përshpejtimin e një palë zgjedhjeve të parakohshme, po e harrojmë sistemin. Zgjedhjet e parakohshme nuk janë përfshirë në atë dokument, në këtë që janë publike”, tha më tej ish deputeti.
“Po të shkojmë deri në 2021 me këtë, shqiptarët nuk ka fituar ndonjë gjë të madhe”, theksoi Dash Shehi.
Po ashtu ai tregoi se si e priti momentin kur kreu i demokratëve e vuri emrin e tij në listat e PD-së.
“Të pres tek lista për një si puna ime është e trishtueshme. Kam kaluar ditën më të vështirë të jetës sime. Më vunë në një numër, 11 dhe në një lagje komunistësh. Jam ndjerë shumë keq” / Opinion.al