Artan Broci ka qenë pjesë e çetës me gjyqtarë dhe prokurorë të konsideruar si të besuar të Sali Berishës dhe Ilir Metës në drejtësinë shqiptare, të cilën po e përlan përroi i Vetingut, falë Shteteve të Bashkuara të Amerikës, të cilat detyruan klasën politike të Tiranës të miratonin ligjin e Vetingut në vitin 2016. Sali Berisha dhe Bujar Nishani e emëruan Brocin anëtar të Gjykatës së Lartë pak para se Berisha të rrëzohej nga pushteti në vitin 2013. Ai u emërua si njeri i besuar i Berishës dhe politikës. Broci ishte ndërkohë pjesë e Këshillit të Lartë të Drejtësisë, e certifikuar nga ndërkombëtarët si çatia e korrupsionit në gjyqësor. Broci bashkonte votën e tij me shokët Gjin Gjoni, Bujar Nishani, Astrit Haxhallushi etj., për të mbrojtur gjyqtarët e akuzuar për shkelje nga shkarkime dhe për të bërë emërime. Në korrik të 2018 karriera e Brocit në drejtësi mori fund, pasi u shkarkua nga detyra, për shkak se nuk justifikonte pasurinë.
Broci nuk mund të merrte më asnjë vendim. Ai u bë i padobishëm për Sali Berishën dhe Ilir Metën. Broci bëri përpjekje për t’u rikthyer në detyrë, duke ankimuar vendimin e tij në Kolegjin e Apelimit. Një vit më vonë, Kolegji e la në fuqi vendimin e Komisionit të Vetingut, duke e përjashtuar Artan Brocin nga drejtësia për 15 vjet. Karriera e tij me këtë vendim mori fund. Gjatë gjyqit në Kolegj, Artan Broci, ka pretenduar se Etleda Çiftja, e cila kishte qenë pjesë e turpit gjykues në Komisionin e Vetingut të shkallës së parë, ishte hakmarrë ndaj tij, duke votuar për shkarkimin e tij nga detyra. Si argument Broci ka paraqitur pretendimin se Etleda Çiftja jeton në një pallat më të.
“Për komisioneren Etleda Çiftja, subjekti pretendon konfliktin e interesit të saj për shkak të faktit se kjo komisionere ka blerë pasuri të paluajtshme nga shoqëria “{*}” dhe banon në të njëjtën hyrje pallati ku banon shtetasi A. B., ku ky i fundit është posedues i apartamentit për të cilin dyshohet subjekti se ka pasuri të padeklaruar. Kjo, sipas subjektit, ka bërë që procesi ndaj tij në Komision të jetë i parregullt ligjërisht, në shkelje themelore të të drejtave të tij, dualist dhe hakmarrje primitive për shkak të detyrës dhe qendrimeve të tij gjatë dhe për shkak të detyrës”.
Aratn Broci nuk ka paraqitur asnjë fakt apo rrethanë se pse Etleda Çiftja duhet ta kishte inat atë dhe do të hakmerrej ndaj tij. Banimi në një pallat mund të ndikonte për të kundërtën dhe jo për hakmarrje. Broci është ankuar se edhe komisionerja e Vetingut Valbona Sanxhaktari nuk ka qenë e paanshme, pasi ish-bashkëshortja e shtetasit A.R., ka qenë i akuzuar si anëtar i dyshuar i organizatës kriminale, për anëtarët e së cilës janë dhënë vendime edhe nga Broci. Por Kolegji ka vendosur se “në analizë të situatës faktike dhe ligjore të përshkruar më lart, trupi gjykues çmon që pretendimi se komisionerët Valbona Sanxhaktari dhe Etleda Çiftja janë gjendur në
kushtet e konfliktit të interesit në vendimmarrjen për subjektin, është i pabazuar në ligj dhe, si
i tillë, nuk duhet të përkrahet në shqyrtimin e kësaj çështjeje” /Pamfleti