Edhe analisti Lorenc Vangjeli ishte kritik për marrëveshjen e re mes qeverisë dhe opozitës sa i përket reformës zgjedhore.
Në emisionin Opinion, ai tha se me këtë marrëveshje edhe pas 4 vjetësh do jetë identik i njëjti debat. Sipas tij vendit i nevojitet një reformë kushtetuese, pasi sipas ajo kushtetutë që u votua në 1998 me referendum, u përmbys me marrëveshjen e 2008.
“Opozita erdhi në këtë ditë të zezë që të shkëlqejë Damiani” tha analisti Lorenc Vangjeli. Ndërkohë drejtuesi i emisionit Opinion e pyeti analistin sa fjalime ka bërë për deputetët.
Lorenc Vangjeli: Rekordin e kam arritur 14 fjalime në një seancë. Po ishin edhe PD edhe PS.
Dashamir Shehi: A e kanë paguar pa?
Armand Shkullaku: Duhet të sqarojë një gjë se nëse i bën për këtë parlament tani atëherë del keq Lenci
Lorenc Vangjeli: Jo për këtë mo jo për këtë
Dashamir Shehi: Nëse të paguajnë mos u anko nëse e ke bo për shoqni është tjetër punë
Blendi Fevziu: Sa është kostoja për një fjalim….
Lorenc Vangjeli: Ishin dy gjëra që më bënin mua ta bëja një gjë të tillë, miqësia kisha njerëz që doja realisht ti ndihmoja dhe dëshira për tu tallur Opinion.al