Gazetari Gentian Minga ka ironizuar triumfin e prezantueses Alketa Vejsiu, e cila është në hapat e realizimit të njërës prej ëndrrave të saj, për të prezantuar festivalin italian “Sanremo”. Në një status në profilin e tij në Facebook, Minga shkruan se është pranë popullit italian në këto momente të vështira, teksa shton edhe hashtagun #prayforitaly, me nota ironie.

“Alketa zyrtarisht njera nder prezantueset e Sanremos. Prane popullit italian ne keto momente te veshtira. #PrayForItaly,”– shkruan gazetari Minga.