Jo të gjithë e kanë mirëpritur vendimin e PD-së dhe LSI-së për t’u ulur në një tryezë me maxhorancën. Reagimi i një simpatizanti të PD-së po bën xhiron e rrjetit, për shkak të “zhgënjimit” që ai ka pësuar tek kryedemokrati Lulzim Basha.

Me anë të një statusi në rrjetin e tij social në Facebook, demokrati shkruan se Basha i ka tradhëtuar pasi në momentin kur dogji mandatet premtoi se nuk do të bënte marrëveshje me kryeministrin Edi Rama. Sipas tij, ata e kishin besuar fjalën e tij dhe e kishin mbështetur gjatë protestave duke u sulmuar edhe me gazlotësjellës nga Policia.

“Si me ti fal këto Lulzim? Kur bane marrëveshjen e 17 majit, ta falëm, edhe pse na kishe tradhëtu keq. Pastaj na i dogje mandatet e na shite bashkitë, e ne pranum me të ndjek pas e me hangër gaz lotësjellës edhe arrestime policie. Në çdo dalje publike na kishe premtu me zë të lartë se nuk ka marrëveshje me Edi Ramen. Marrë të qoftë ty Lulzim, e krejt atyre që të thonë ty që jë në rrugën e duhur. E Kina na e q**të nanën krejt ne që PD e kena pasur qysh në ditë të para të jetës, po ta falem këtë tradhëti,”-shkruan demokrati i zhgënjyer.