Tryeza e sotme për Reformën Zgjedhore ka nxitur reagime të shumta dhe të gjithanshme ndërkohë ish-kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli ka reaguar për herë të dytë brenda ditës ku sulmon kreun e PD-së, Lulzim Bashën të cilit I kujton edhe premtimet se me Ramën kryeministër nuk do të pranonte asnjë kompromis.

Topalli shkruan për Bashën se njeriu që e la vendin pa opozitë, një ditë pas mbylljes së dosjes së tij penale, u ul në tavolinë me Ramën duke shtuar se marrëveshja e sotme ishte më e zezë se ajo e 17 Majit.

Teksa kujton aksionet opozitare të Bashës për rrëzimin e Ramës nga drejtimi I qeverisë, Topalli shprehet se ‘revolucioni’ nisi pak ditë pasi riaktivizimit të dosjes së lobimit 1 milionë dollarësh dhe u mbyll sot, një ditë pas pushimit të saj si çështje.