Pas pretendimit te Bashkise Shkoder se pagat e punonjesve te ketij institucioni jane peng i firmes se prefektit i cili eshte jashte vendi, ka ardhur reagimi i Prefektures se Qarkut Shkoder.
Ne nje komunikim me eetimes burime nga ky institucion hedhin poshte kete pretendim dhe thone se Keshilli i Bashkise Shkoder ka nisur materialet e buxhetit 2020 me date 10 janar (kete te premte) dhe jane 1500 faqe material per shqyrtim. E shtuna e diela jane pushim zyrtar, dhe sot eshte dita e pare e punes ndaj duhen minimalisht 5-10 dite kohe per shqyrtim juridik para firmosjes se buxhetit e cila mund te behet dhe nga Sekretarja e Pergjithshme e Prefektures sic ndodh me projekt vendimet e tjera.
Prefektura e konsideron abusurd kete reagim te burimeve nga Bashkia Shkoder ne nje kohe kur bashkite e tjera te ketij qarku kane nisur materialet qe ne ditet e para te ketij viti dhe nuk paraqesin te tilla shqetesime.