Reshjet e dëborës gjatë orëve të fundit kanë bërë që në shumë rrugë të krijohen probleme. Ndërkohë Autoriteti Rrugorë Shqiptar njofton se në rajonin e Veriut është pastruar nga dëbora aksi Qafë e Buallit-Krastë dhe tashmë qarkullimi kryhet normalisht.
Megjithatë në këtë aks në segmentin segmentin Ura e Cerenecit Steblevë e konkretisht në Qafë Dragalicë Steblevë, rekomandohet përdorimi i zinxhirëve, ndërsa kontraktori po punon për pastrimin e dëborës. Në të gjitha akset e tjera të këtij Rajoni qarkullimi kryhet pa zinxhirë.
Për sa i përket rajonit qendror qarkullimi i makinave kryhet pa asnjë problem. Po kështu edhe në rajonin jugor nuk është shfaqur deri më tani asnjë problem me qarkullimin e makinave.
Rajoni Verior, aksi Qafë e Buallit Krastë, u pastrua dhe qarkullohet normalisht, përveç një pjese në segmentin Ura e Cerenecit-Steblevë e konkretisht në Qafë Dragalicë Steblevë, ku rekomandohet përdorimi i zinxhirëve dhe kontraktraktori po punon për pastrimin e këtij segmenti, në të gjitha akset e tjera të këtij Rajoni qarkullimi kryhet pa zinxhirë. Rajoni Qendror nuk ka probleme me qarkullimin e mjeteve.
Rajoni Jugor nuk ka probleme me qarkullimin e mjeteve. Të gjithë kontraktorët janë në gatishmëri për përballimin e çdo situate. Vijon puna për pastrimin e akseve dhe kriposjen në vendet ku ka ngrica dhe akull nga temperaturat e ulëta njofton ARRSH.