Meskiniteti dhe dashakeqësia e Steve Jobs-it si kompleksitet i gjenialiteti dhe aftësisë së tij drejtuese janë të njohura që me biografinë e Walter Isaacson-it deri tek filmi me Danny Boyle; që nga autobiografia e Steve Wozniak deri tek intervista e humbur me Robert X. Cringely. Shumë dëshmi janë dokumentuar, por kujtimet e vajzës së tij të parë, Lisa Brennan-Jobs, të cilat sapo kanë dalë e detajojnë atë në një kontekst më njerëzor. Nuk shfaqet si një ikonë e Silicon Valley-t, nuk flitet për Apple-n ose për iPhone-nin. Përkundrazi del një baba që nuk ka dashur të jetë i tillë, si një konfirmim se ajo që nuk përdoret hidhet, por që në fund nuk mundi. Rrëfimet e para të “Small Fry” (një shprehje që aludon si fëmijët ashtu edhe peshkun e skuqur, apo edhe si diçka pa rëndësi e vlerë) përqendrohen tek kritika për papërgjegjshmërinë e Jobs-it kur mohoi atësinë, mungesën e dashurisë për të bijën, koprracërinë kur ishte milioner, komentet dhe manifestimet mbi seksin, të papërshtatshme para një vajze.
Brennan Jobs vetëm përshkruan në pjesën më të madhe të rasteve pa divulguar atë që duhet të ishte. Një përzierje e kuriozitetit dhe pranimit e shoqërojnë këtë rrëfim që nga skena hyrëse me një baba që po vdes deri tek skena përfundimtare në të njëjtin vend. Silicon Valley nuk është më vendi i kundërkulturave dhe i hipive, por shndrrohet në një motor kapitalist të industrisë së teknologjisë. Steve, një nga ikonat e transformimit largohet dhe afrohet dhe largohet, themelon Apple-n dhe e humb, krijon NeXT-in dhe Pixar dhe martohet dhe bën fëmijë, të cilët i trajton si të tillë, kthehet tek Apple-i dhe transformon kominikimin me iPhone. Ja disa prej fragmenteve të këtij libri:
Kur po ndahej me Jobs-in, e dashura e tij Chrisann Brennan mbeti shtatzanë:
I tha tim eti ditën e nesërme kur e kishte marrë vesh, ndërsa po qëndronin në mes të dhomës. Nuk kishte shumë mobilje, vetëm një tapet. Kur ia tha ai u inatos, shtrëngoi nofullën dhe doli i tërbuar nga dera, të cilën e goditi. U largua me makinë. Ajo mendoi se ai kishte shkuar të fliste me ndonjë avokat, i cili i kishte thënë të mos fliste me të dhe pas kësaj ai nuk i foli më asnjë fjalë.
Lisa lindi në një fermë të një miku të Chrisann, Robertit në Oregon në 1978.
Im atë mbërriti disa ditë më vonë. “Nuk është fëmija im”, kështu u thoshte të gjithëve në fermë, por që kishte ardhur për të më njohur. Unë kisha flokë të zinj dhe hundë të madhe dhe Roberti i tha: “Në të vërtetë të ngjan ty”.
Para Macintosh-it Job-si krijoi një kompjuter të quajtur Lisa, fati i të cilit duket se i parapriu marrëdhënies me të bijën.
Ndërsa nëna ime ishte shtatzanë, im atë filloi të punonte mbi një kompjuter që më vonë e quajti Lisa. Ishte paraardhësi i Macintosh-it, kompjuteri i parë për tregun masiv me një maus të jashtëm, mausi ishte kaq i madh sa një copë djathë që përfshinte software, disketa me emra LisaCalc dhe LisaWrite, por ishte shumë i kushtueshëm për tregun, një dështim i plotë. Linja e kompjuterave Lisa u ndërpre dhe 3000 njësitë që ishin shitur u groposën në plehrat e Logan-it në Utah.
Më vonë ai do ta mohonte që e kishte quajtur Lisa për emrin e së bijës.
Nëna më tregoi se si e kishin zgjedhur emrin tim së bashku, sesi ai kishte refuzuar të gjithë të tjerët, derisa kishte menduar për Lisa-n. “Ai të do, – më tha ajo, – veçse ai nuk e di se të do”.
Nxitoi për ta njohur para se Apple-i të kuotizohej në bursë për t’i paguar më pak për shpenzimet e mirërritjes.
Në vitin 1980 kur isha 2 vjeçe zyra e prokurorit të San Mateos në Kaliforni ngriti padi kundër tim eti që të paguante për rritjen e vogëlushes. Shteti kërkonte që ai të paguante për mirërritjen dhe që të kthente pagesat e sigurimit social që kishte marrë nëna. Im atë u përgjigj duke mohuar atësinë dhe u betua në një dëshmi zyrtare se ai ishte steril. U kërkua një analizë ADN-je. Mundësitë që kishim lidhje ishin më të lartat me 94,4%. Çështja u mbyll në 8 dhjetor 1980 me këmbënguljen e avokatëve të tim eti për ta mbyllur, pa e lënë nënën time të kuptonte se pse një çështje që kishte zgjatur muaj tani po shkonte drejt një fundi të përshpjetuar. 4 ditë më vonë Apple-i filloi të kuotizohej në bursë dhe nga nata në mëngjes im atë vlente më shumë se 200 milionë dollarë.
U shpreh për ‘Time” se shumë burra mund të ishin etërit e vërtetë.
Ko ndodhi gjatë një shpërnguljeje kur doli në dritë një shkrim “Makina e vitit” mbi tim atë dhe kompjuterat në revistën “Time” në qershor të 1983. Unë isha 4 vjeçe dhe ai la të nënkuptohej se nëna ime kishte fjetur me shumë meshkuj dhe se e kishte gënjyer. Aty ai foli për mua: “28% e popullatës mashkullore në Amerikë mund të jenë babai i saj”, ndoshta bazuar nga një manipulim i rezultateve. Kur e lexoi artikullin nëna ima lëvizi ngadalë, i reflektoheshin muskujt e fytyrës, gatoi me drita të fikura, përveç njërës poshtë kabinetit. Megjithatë në pak ditë e rifitoi humorin dhe i dërgoi tim eti një foto timen të ulur mbi një karrige në shtëpinë tonë me syze maskë të Groucho Marx dhe me hundë të madhe plastike si dhe me mustaqe falso. Besoj se është vajza jote, shkroi ajo pas fotos. Ai mbante mustaqe ato kohë dhe syze si dhe kishte hundën e madhe.
Ishte i pasur, por kishte vrima në xhinse, ishte i famshëm por mezi fliste, figura e tij ishte e hijshme dhe elegante, por ishte i ngathët dhe i komplikuar, ishte i famshëm, por dukej i humbur dhe i vetmuar, shpiku një kompjuter, i vuri emrin tim, por nuk më shihte dhe unë nuk e përmendja. Ishin bashkë në një makinë dhe ndërsa e ngiste në errësirë për në shtëpinë e Woodside-it kishte veshur një xhaketë lëkure të zezë që i shkonte me ngjyrën e flokëve dhe që i jete një pamje elegante. U ndjeva e guximshme dhe i thashë: A mund ta mbaj kur të mos e duash? Çfarë mund të mbash? -Këtë makinë. Porshin tënd, pyesja ku i çonte të tjerët. Sigurisht që jo, më tha me një zë të thartë dhe kafshues, saqë e kuptova se kisha bërë një gabim. Nuk ishte bujar me paratë, me ushqimin por as edhe me fjalët. Para se të zbrisja u kthye dhe më pa fort. Ty nuk të takon asgjë, më tha. Më kupton? Nuk të takon asgjë. E kishte fjalën për makinën, apo për diçka më të madhe? Nuk di ta them, zëri i tij më lëndoi në gjoks.
Dietë ekstreme dhe sjellje tiranike.
Ai kishte zgjedhur restorantin. Mbërriti vonë. Gjithmonë ishte me vonesë. Kur hyri e ndjeva që nuk ishte në humor; ndoshta nuk kishte patur një ditë të mirë në punë. Nëna ime porositi sallatë romane; unë linguini me karkaleca. Tregonim kujdes kur ishim me të. Atij nuk i pëlqente mishi. Kodi i tij nuk kishte të bënte me kujdesin e kafshëve, por me estetikën dhe pastërtinë e trupit. Një fill ndante qytetarinë e tij nga mizoria. E dija se nuk i pëlqente ideja e karkalecave dhe e dija se çfarë do të ndodhte, por kisha harruar të njoftoja Sarën (kushërira e autores). Dua hamburger, tha me zë shumë të lartë. Ç’dreqin ke? e pyeti ai Sarën. Çfarë? pyeti ajo. Ajo po përtypte një copë mish. Jo, tha, me të vërtetë? Zëri i tij u bë akut dhe kumbues. As që mund të flasësh, tha, as që mund të hash. Po ha shpifësira. Ajo e vështroi dhe u duk se po përpiqej të mos qante.
I vuri kushte për ta pritur në shtëpi.
-Nëse zgjedh të jetosh me ne, do të më pëlqente dhe të më premtoje që nuk do ta takosh nënën tënde për 6 muaj. Duhet të përpiqesh me të vërtetë. Ai kishte vendosur që një ndërpreje e plotë do të ishte më korrekte. Nëna ime nuk ishte aspak dakord, por këto ishin kushtet e tij. Në të kundërt, tha ia, e tërheq ofertën. Po dua të jetoj me ty, u shpreha me një siguri që nuk e ndieja. Ke marrë një vendim shumë të rëndësishëm, më tha hijerëndë. Është një nga ato momente të jetës, një nga ato momente për të rritur.
Jetonte në një pjesë të shtëpisë pa ngrohje.
Natën kur ata Steve dhe Laurene shkonin për të fjetur ndihesha e vetme dhe qaja derisa më zinte gjumi. Kisha ftohtë. Më pas zbulova se ngrohja në pjesën time të shtëpisë nuk funksiononte. Kam patur ftohtë, i thashë tim eti në mëngjes. Mund ta rregullosh ngrohjen? Nxori një lëng molle nga frigoriferi. Jo. Jo derisa të rinovojmë kuzhinën. Nuk mendonim ta rregullonim aq shpejt.
Shfaqte sjellje seksuale në sy të së bijës.
Në një fundjavë në mbrëmje, ndërsa vëllai im flinte, im atë, Laurene dhe unë u ulëm në tavolinë. Ajo preu shalqin dhe solli një pjatë. Ndërsa hante copën e fërkonte tek buzët duke i njomur me lëngun. Im atë ishte ulur përbri duke e vështruar teksa lagte buzët. E kapi për shpatullash dhe e afroi. Të dy formonin një kuadro; ai e tërhoqi për ta puthuar, lëvizi duart rreth gjoksit dhe drejt pjesës së këmbëve aty ku mbaronte fundi. Kishte bërë të njëjtën gjë edhe me Tinën, të dashurën para Laurenës. Fillova të ngrihem dhe iu afrova derës.
Lis! tha. Qëndro aty! Po ndanim një moment në familje. Është e rëndësishme që të përpiqesh të integrohesh në këtë familje. U ula, e heshtur. Hodha shikimin nga ana tjetër. Nuk e kisha të qartë sa do të zgjaste. Shihja barin e oborrit, lulet e mollës që rriteshin përgjatë ngushticës me tulla.
I kërkoi të falur Lisës në shtratin e vdekjes.
Gëzohem që je këtu, u shpreh. Ngrohtësia e tij më çarmatosi. Lotët binin faqeve. Para se të sëmurej e kisha parë të qante vetëm dy herë: në varrimin e të atit dhe një herë në kinema për fundin e Cinema Paradiso dhe mendoja se po dridhej. Është hera e fundit që do të më shohësh, më tha. Duhet të më lesh të iki. Ok, i thashë, por nuk e besova plotësisht dhe nuk e besoja se do të vdiste muajin e ardhshëm. Nuk kalova kohë me ty kur ishe e vogël, më tha.
Do të doja të kishim më shumë kohë. S’ka gjë, u përgjigja. Ishte i dobët dhe i brishtë. U shtriva përbri krevatit duke e parë. Jo nuk është mirë, vazhdoi ai. Nuk kalova kohë të mjaftueshme me ty. Duhej të kisha kaluar më shumë kohë. Tani është tepër vonë. Supozoj se tempizmi ynë nuk është shumë i mirë, iu përgjigja pa qenë shumë e bindur, ndërsa e thoja. Më pa në sy dhe u përlot. Të kam një borxh! Nuk dija çtë mendoja për atë frazë. E përsërita vazhdimisht.
Ajo që doja unë, ajo që unë ndjeva se më detyrohej ishte një vend i përcaktuar qartë në hierarkinë e atyre që ai donte. Më vjen keq, Lis! Qante dhe tundte kokën. Ishte i ulur me kokën mes duarsh dhe meqë kishte humbur peshë duart e tij dukeshin jashtëzakonisht të mëdha. Do të doja të kthehesha, të ndryshoja, por është shumë vonë. Çfarë duhet të bëj tani? Është tepër vonë, thjeshtë vonë! Qante dhe trupi i tij dridhej. Mirë, jam këtu, i thashë. Ndoshta nëse ka një herë tjetër, mund të jemi miq? Ishte një thikë e butë; vetëm miq. Në të vërtetë gjatë javëve në vazhdim dhe kjo vizitë, si dhe pas vdekjes ajo që më vjen keq ishte mundësia jonë e humbur e miqësisë. Në rregull, tha ai. Por më vjen keq! Të kam një borxh.
Ai hamendësoi që do të shkruaja një libër.
Një natë hyra në dhomën e tij në katin sipër, ndërsa ai po shihte Law & Order. Papritmas më pyeti: A do të shkruash për mua? Jo iu përgjigja. Mirë, -më tha dhe u kthye nga televizori.