Janë shpallur në kërkim 4 persona, pasi dhunuan me mjete të forta zyrtarin e pushtetit lokal ne Peqin, Bilal Hasën .
Sipas njoftimit të policisë në kërkim janë shpallur shtetasit me iniciale: E. M., 30 vjeç, Xh. M., 23 vjeç, A. M., 32 vjeç, dhe K. S., 35 vjeç, banues në Peqin dhe vijon puna për kapjen e tyre.Gjithashtu, u procedua penalisht në gjendje të lirë edhe shtetasi N. M., 61 vjeç, banues në Peqin.
Shtetasit që kishin goditur administratorin e Njësisë Administrative, sapo kanë parë Policinë janë larguar menjëherë.