Ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj ka zhvilluar këtë të shtunë një takim me 12 drejtoritë vendore të policisë. Në një situatë të pazakontë, ministri Lleshaj ka shpalosur edhe prioritetet e Policisë së Shtetit për vitin 2020.

E sipas ministrit dy prioritetet kryesore janë lufta kundër krimit të organizuar dhe siguria rrugore. Gjithashtu, ai tha se shpejt do të jetë gati dhe miratohet paketa e njohur si KÇK Po teksa “boja e prioriteteve është tharë” në letrën e ministrit panorama reale është krejt e kundërta

Në vetëm dhjetë ditët e para të 2020-ës, janë regjistruar katër vrasje të rënda në vend. Dy prej tyre, atentate ende pa autorë përpara drejtësisë, ndërsa dy vrasjet tjera, krim brenda në familje, me autorë pas hekurave.

Çdo kush mund të thotë që asnjë shtet nuk ka një efektiv policie për banor, por të paktën policia bën punën për të cilën paguhet nga taksat tona. Më shumë se sa prioritetet e ministrit, duket se në Shqipëri zbatohet rregulli i artë i kryeministrit Edi Rama Ata kokat hënkshin njëri me tjetrin