Doganieri, i cili u gjet i pajetë ditën e sotme në një hotel në Sarandë është Janaq Rajdho. Viktima është 63-vjeç, i lindur në fshatin Dervican dhe banonte në Fier.

Dyshohet se ai ka humbur jetën pas një ataku kardiak, megjithatë do të jetë ekspertiza ajo që do e përcaktojë shkakun e saktë të vdekjes.

Ai ishte prej 4 ditësh i zhdukur dhe kërkohej nga familjarët. Policia e mbërritur në vendin e ngjarjes ka nisur hetimet.