Viti 2020 ka nisur në mënyrën më të mirë të mundshme për futbollisten e Vllaznisë dhe të kombëtares shqiptare, Medi Doçi. Për të dytin vit me rradhë ajo është renditur si golashënuesja më e mirë në botë. Nje vleresim ky qe “Shkodra Sport” meson nga portali qe eshte marre me studimin ne fjale duke nxjerre futbollisten shqiptare me te miren ne rruzullin tokesor sa i takon numrit te golave te shenuar.

Ajo ka shënuar plot 85 gola, më shumë se kushdo tjetër në rruzullin tokësor dhe për rrjedhojë, ka merituar për të dytin vit me rradhë titullin simbolik të “golashënueses më të mirë në botë” edhe për vitin 2019, duke përsëritur kësisoj suksesin e një viti më parë.

Ka qenë shoqëria spanjolle “Futebol Feminino Alternativo” ajo që për të katërtin vit rradhazi organizon një studim të tillë për futbollin e femrave duke analizuar më shumë se 60 kampionate nga e mbarë bota dhe duke bërë një renditje të shënueseve më të mira.

Doçi ka lënë në vendin e dytë me vetëm një gol më pak, futbollisten e Barcelonës Krystyna Freda ndërkohë që në vendin e tretë është e renditur futbollistja e Apolonisë Kesjana Goro me 71 gola.

Padyshim që ky është një sukses i jashtëzakonshëm për futbollisten e Vllaznisë dhe të kombëtares shqiptare sepse të renditesh dy vite rresht golashënuesja më e mirë në botë, padyshim që është një vlerësim shumë i madh, por ky ka ardhur falë golave dhe paraqitjeve të shkëlqyera që ka bërë.

Më poshtë keni renditjen e 10 golashënueseve më të mira të botës për vitin 2019:

1 – Megi Doci (ALBANIA, VLLAZNIA) 85 gols;

2- Krystyna Freda (EUA, BARCELONA FA/APOLLON LADIES) 84 gols;

3- Kesjana Goro (ALBÂNIA, APOLONIA) 71 gols;

4- Karina Vega (PARAGUAI, LIBERTAD/LIMPEÑO) 67 gols;

5- Erika Hernández (PANAMÁ, CD UNIVERSITARIO) 60 gols;

6- Ana Milovic (ESLOVÊNIA, ZFK BREZNICA/OLIMPIJA LJUBLJANA) 56 gols;

7- Vivianne Miedema (HOLANDA, ARSENAL) 53 gols;

8- Madeline Riera (EQUADOR, DEPORTIVO CUENCA) 52 gols;

9- Stavriana Antoniou (CHIPRE, CHRISOMILIA AG AMVROSIOU KERINEIAS) 46 gols;

10- Rimanté Jonusaite (LITUÂNIA, FK GINTRA) 46 gols;