Në një kohë kur kryeministri Edi Rama i ka bërë thirrje disa herë liderit të opozitës Lulzim Basha që të ulen në një tryezë për të bashkëpunuar në kuadër të zgjidhjes së krizës, vjen një reagim nga ky i fundit. Në një komunikim me gazetarët Basha tha se nuk do të ulet në një tryezë me Ramës, ndërsa shtoi se ky mit ka rënë.
Miti i uljes së kryetarit te opozites me kryeministrit se në ‘tryezë se zgjidhet gjithçka’, ka rënë. U provua. Une iu permbajtja marreveshjes se 17 majit, Edi Rama vodhi si kurre me pare. Nuk ka për të ndodhur diçka e tillë. Ne kemi propozuar një ide të qartë. Ai ka vjedhur kohën e mundshme. Tani nuk ka më asnjë alibi. S’do të pranohet asnjë alibi -tha Basha.
Mes të tjerash ai tha se propozimet për reformën zgjedhore janë bërë gati nga PD-ja, ndërsa shtoi se kryeministri ka shkelur një nga kushtet e Bundestagut.
“Pak rëndësi ka për mua se si prezantohen, rëndësi ka të kryhen. Sot është data 11 janar. Bundestagu e kërkonte që reforma zgjedhore të kalonte në dhjetor. Ky kryeministër e ka bërë shkeljen e parë. Ka shkelur një nga afatet gjermane. Thirrja ime është; asnjë minutë vonesë më. Propozimin tonë e kanë pasur që në muajin shtator” pohoi Basha.