Zbardhen emrat e të arrestuarve mbrëmë në Durrës dhe Shijak mes tyre është dhe shefi I rendit të Shijakut, Besnik Domi dhe një ndërtues.
Ata dyshohen se lejuan ndërtime pa leje në zonën e Durrësit, Manzës dhe Shijakut.
Të arrestuarit janë
Besnik Domi shef Rendi Shijak.
Sami Xhafa shefi stacionit I policisë Manze
Ermal Petova OPGj Manzë
Nukolle Marku OPGj Manzë
Agim Osmani ndihmes specialist policia Durrës.
Haxhi Sherra ndihmes specialist Komisariati Shijak
Petrit Neziri ndihmes specialist policia Manze
Ndricim Shika ndihmes specialist policia Shijak
Gjergji Gerco sekretar njesise administrative Sukth.
Jul Kacadej specialist IMT Shijak
Marjus Shaini kryeinspektor IMT Shijak
Adem Lika ndertues.
Ne kerkim eshte Gani Dama polic parrulle (ne kerkim)
Operacioni u kodua “ABUZUESIT”, në funksion të procedimit penal të nisur në vitin 2019 për veprën penale të “Shpërdorimit të detyrës“ për një sërë zyrtarësh policorë, inspektorë vendor, përfaqësues të pushtetit lokal e ndërtues”.
Operacioni u finalizua pas një hetimi disa mujor, duke aplikuar metoda speciale u dokumentuar me prova ligjore veprimtaria e kundraligjshme e subjekteve të këtij procedimi, të cilët duke keqpërdorur atributet që u jepte detyra dhe funksioni, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, por dhe me shtetas të tjerë, kanë konsumuar veprën penale të “Shpërdorimit të detyrës” dhe “Ndërtim të paligjshëm, në bashkëpunim”.
“Subjektet e këtij procedimi penal, kryenin funksione publike në Policinë e Shtetit, nëpunës të Njësive Administrative, IKMT-ve dhe INUV-it në Durrës, Shijak dhe Manzë”
Shpërdorimi i detyrës dhe veprimtaria e kundraligjshme e këtyre subjekteve dyshohet se është shtrirë përgjatë vitit 2019 në vende dhe kohë të ndryshme.