Kryetari i Njësisë Administrative Gjocaj në Peqin, Bilal Hasa mësohet se është konflikuar me disa persona në ambientete jashtme të selisë së Partisë Socialiste, aty ku ditën e sotme u zhvilluan zgjedhjet për kryetarin e ri të PS-së.

Ende nuk dihen specifikisht shkaqet e këtij konflikti, por burimet bëjnë me dije se ato kanë lidhje më procesin zgjedhor për kryesinë e PS-së në Peqin.

Kryetari i PS-së u zgjodh Madrid Sula, ku ka qenë prezent edhe vet kreu i grupit parlamentar të PS-së Taulant Balla.

Mësohet se konflikti ka ndodhur jashtë ambienteve ku krye procesi zgjedhore, ndërkohë që të gjithë eksponetët e Partisë Socialiste, përfshirë dhe Ballën kanë qenë larguar.

Hasa është qëlluar me shkelma dhe sende te forta nga disa persona me mbiemrin Maçi te cilet dyshoheshin se njiheshin me heret mes tyre, por jane edhe kushurinj te pare me kryetarin e zgjedhur Madrid Sula.

Hasa ka refuzuar fillimisht te deshmoj per policine por pas berjes se rastit publik eshte detyruar te jape versionin e tij mbi ngjarjen.

Aktualisht i lenduari eshte duke mar mjekim ne spitalin e Elbasanit nga ku ka dhene edhe deshmine e tij per blute.Policia vijon hetimet per kete rast ndersa zyra e shtypit prane deputetit taulant balla ka refuzuar te prononcohet per median pasi ngjarja sipas tyre ka ndodhur jo ne ambientet e selise se PS-së.