Sekretari i Përgjithshëm i PD , Gazment Bardhi në një deklaratë për shtyp ka nxjerrë dokumentin e Prokurorisë së Athinës, ku sipas tij Gjykata e Kiosit e ka dënuar me 3 vite burg kryebashkiakun e Mallakastrës, Qerim Ismailajt më 25 shkurt të vitit 2000.
Bardhi thotë se Ismailaj është dënuar dhe autoritetet greke nuk kanë mundur ta gjejnë duke i shpëtuar kështu dënimit. Por ai akuzon Ramën se e mbron pasi Ismailaj duhet të dalë para drejtësisë për falsifikim të formularit të vetdeklarimit.