Me një lutje në heshtje për situatën në lindjen e mesme, ka nisur aktiviteti i përvitshëm të organizuar nga Shoqata Drejtësi dhe Paqe në bashkëpunim me Arqipeshkvine e Shkodrës, të titulluar “Vit të Mbarë O Shkodër”. Ka qënë arqipeshkvi i dioqezësh Shkodër Pult Monsinjor Angelo Massafra ai i cili ka lëshuar një lutje për të gjithë krerët e shteteve në botë që të mos këtë luftë.
Famullitari i Kishës Ortodoske ne Shkodër At Nikolla Petani ka një apel për brezin e ri, ndërkohë që lëshoi alarmin për situatën rëndë kriminale që ka përfshirë vendin në ditët e para të 2020-ës.
E pranishme në këtë aktivitet ka qënë edhe Kryetarja e Bashkisë Shkodër, Voltana Ademi e cila ftoi të gjithe shkodranët që me shumë besim të bëjnë me të mirën për Shkodrën.
Në këtë aktivitet është lexuar mesazhi i Atit të shenjtë Papa Francesku në kuadër të ditës botërore të paqes e cila kremtohet në të gjithë vendet e globit