Kryetari i Partisë Demokratike ka publikuar listimin e agjencisë “Fitch” e cila e cilëson Shqipërinë si një vend të rrezikshëm për t’u investuar. Në një postim në “Facebook” Basha deklaroi se ndërkombëtarët janë lodhur nga dështimet e qeverisë dhe se duhet të ndalet kriza.
“Sipas agjensisë prestigjioze ndërkombëtare Fitch, në vitin 2019 Shqipëria është bërë një vend edhe më i rrezikshëm për të investuar. Shanset tona për të tërhequr investime, të cilat i kemi shumë të nevojshme, po zvogëlohen përditë.
Ndërkohë, komuniteti ndërkombëtar është lodhur nga dështimet e kësaj qeverie. Por nuk ka pse të jetë kështu. Vendi ynë ka njerëzit dhe burimet e duhura për të ecur përpara. Ajo që na duhet, janë politika serioze dhe të mirëstudiuara që do ta ndalin krizën dhe do ti japin vendit platformën që i nevojitet për të pasur sukses” ka shkruar Lulzim Basha.