Shkodra është një ndër qytetet më të prekura nga vrasjet mafioze të vitit të fundit duke shënuar 11 të vdekur.
I ftuar në “ABC-ja e mëngjesit” gazetari investigativ Artan Hoxha tha se momentalisht në këtë qytet është një person që po kërkohet nga policia.
Ky person sipas tij akuzohet për një mori vrasjesh në qytet.
Sot njeriu më i kërkuar në Shqipëri është një personazh në Shkodër. Kërkimi i tij ka filluar në ngjarjet e viti të kaluar, ku pati 11 të vrarë.Kjo natyrë e krimit nuk lufothet me polici të thjeshtë” tha Hoxha, duke u ndalur më pas në ngjarjet e rënda në qytetin e Elbasanit.
Vitin e kaluar ka patur një seri ngjarjesh në zonën e Elbasanit.
Brenda 10 muajve kanë kryer 6 atentate, kanë goditur njerëz që sa kanë ardhun ne Shqipëri dhe nuk kanë lënë makina pas, makina zhduket.
Policia është duke e kërkuar këtë skuadër sepse nuk ka asnjë të dhënë” tha Hoxha.
Gazetari theksoi gjithashtu se vrasja e Guxim Gjyriçit në Tropojë mund të rikthejë skenarët e hakmarrjeve në këtë qytet, të cilat tronditën Shqipërinë gati dy dekada më parë.
Nuk ka pasur kurrë ndëshkueshmeri për serialin e vrasjeve. Ngjarja në Tropojë kanë filluar që në janarin e 98.
Fakti që në Kosovë pëgatitej një luftë çlirimtare e bëntë Tropojën një zonë të nxehtë. Një tjetër problem ishte infrastruktura, edhe ulja e helikopterit ishte problem.
Ngjarja e fundit në Tropojë, kam dyshime të forta se rrezikon të hapë spiralen pasi Gjyriçi ishte personazh i papërfshirë.
Është një fis i madh. Është një fis i madh dhe nuk kanë qenë të përfshirë, dhe goditja e një përseonazhi të tillë sjell probleme.
Lëvizjet e autorëve, mënyra e ekzekutimit, duke pasur parasysh ngjarjet e mëparshme, ashpërsia ka qenë maksimale”, deklaroi Hoxha.
Lidhur me serialet që kanë ndodhur më para vrasja duket që është bërë nga vrasës që nuk janë për herë të parë.
Vrasja është bërë nga njerëz që nuk janë të indentifikuar, do të thotë që nuk kemi të bëjmë me konflikt banal.
Mënyra se si autorët janë larguar nga skena e krimit të lë të dyshosh.
Autorët kanë përdorur nje rrugë të mesme që lidh Tropojën me Hasin, një rrugë kjo në të cilën kanë ndodhur ngjarjet më të frikshme tha gazetari.