Analisti Ben Andoni paralajmëroi një rrëzim të afërt të kryeministrit Edi Rama nga pushteti. Nga studio e emisionit “Aktualitet” Andoni deklaroi se fundi i tij politik është shumë pranë pasi edhe në Partinë Socialiste nuk e duan më.
“Krimi duhet të kemi frikë sepse krimi me këtë regjim që ka Shqipëria, ne kërcënohemi aq shumë dhe ky është problemi. Ai shtiu në mes të qytetit nga një 150 metra distancë. E kuptoni sa e frikshme është kjo? Zoti Rama është në ditët e fundit të tij. Edhe në PS nuk ka më tërheqje sepse e mnban partinë sin ë një regjim ushtarak. Unë them që duhet të kishte një ministër të ri tani për bujqësinë sepse është një nga kolonat kryesore që mban vendin” u shpreh Ben Andoni.
Teksa u ndal edhe tek marrja e kryesimit të OSBE nga Shqipëria, ai komentoi edhe figurën e ministrit Gent Cakaj, i cili përfaqëson Shqipërinë në takimet e huaja. Sipas analistit, vendosja e tij në krye të Ministrisë së Jashtme është një tallje për Shqipërinë.
“Është një tallje me institucionet shqiptare. Në këtë moment shumë të rëndësishme për Shqipërinë, kishte mundësinë të përfaqësohej me një ministër potent, elokuent, më të mirin. Ne kemi një përfaqësim që është gati i turpshëm. Ky është një problem i madh. Ne nuk kemi çfarë të zgjidhim, konflikte, gjëra në Rusi, Ukrainë sepse nuk na përfillin fare” shtoi analisti Ben Andoni.
Sakaq, e sigurt për largimin e Edi Ramës nga jeta politike u shpreh edhe ish-deputetja e PD, Oriola Pampuri. Ajo deklaroi se zgjedhjet e 2019 treguan qartë se kryeministri nuk gëzon më mbështetje dhe se njerëzit nuk do ta votojnë më.
“Shqipëria kryeson OSBE, por përfaqëson një shtet monist dhe nuk bën asnjë përçapje që të plotësojë kushtet për hapjen e negociatave. Kush do ta votojë më Edi Ramën? Do ta votojnë pensionistët që u mendua aq gjatë për t’I dhënë shpërblim? Do ta votojnë fermerët? Do ta votojnë studentët, tarifat e të cilëve janë rritur? Do ta votojnë mjekët?
Këta nuk e votojnë më Edi Ramën dhe këta janë shumë dhe këta e treguan në 2019 që nuk e duan Edi Ramën. Sistemi zgjedhor flasim ne, por PD është zotëruar që do të kemi një sistem që do t’iu sigurojë shqiptarëve që në zgjedhje të mos ketë më shit-blerje votash. Kjo na siguron zgjedhje të lira dhe të ndershme dhe do ta shikoni pastaj se sa i humbur do të jetë Edi Rama, edhe më i humbur se në 2019” tha Oriola Pampuri.
Ndërkohë, gjatë emisionit u diskutua edhe për reformën në drejtësi, për të cilën ish-deputeti i LSI, Petrit Vasili pati kritika të shumta. Për Vasilin, kjo reformë është projektuar që në fillim për tu kapur.
“Ata që hartonin reformën të mos ishin ata që drejtojnë sot reformën, kjo është çështje themelore. Ke një nepotizëm që nuk është parë. Ai që drejton është kunati i ish-ministres. Nepotizëm, prerje e kritereve sipas dëshirës, relatore e ligjit ka qenë Arta Vorpsi, ndërkohë që kjo kandidonte për këtë gjë. Mund të kishin mundësinë të merrnin pjesë këshilltarë të Gjykatës Kushtetuese.
Reforma u projektua drejt kapjes, çliroi kooperativizmin e vjetër dhe ndërtoi një kooperatizëm të ri, më të pakontrolluar se I pari. Integriteti I reformës në drejtësi u tha se do të garantohej nga ONM. E futën për turpin tonë të madh , 60% të kandidatëve në KLGJ dhe KLP u refuzuan nga ONM, por rilindja i futi” deklaroi Petrit Vasili.