Policia e Lezhës ka vendosur 2 milionë lekë të reja shpërblim për çdo informacion të saktë që do çojë në zbardhjen e ngjarjes, identifikimin dhe vendndodhjen e autorit të Kastriot Reçit.
Ai u ekzekutua pak para mesditës së sotme, ku dyshohet me armë zjarri snajper, pasi më vonë policia gjetë një lloj arme të tillë pranë një pallati, pranë vendngjarjes.
Policia bën thirrje se kushdo që mund të ketë informacion të vlefshëm, të telefonojnë në numrin unik 112 dhe në numrin në dispozicion për këtë qëllim 069 41 06 449, duke ju garantuar anonimat të sigurt dhe reagim të menjëhershëm.
Sakaq, pika të shumta kontrolli janë vendosur në disa qytete, sidomos edhe në kufirin e gjelbër, me qëllim parandalimin e daljes jashtë vendit të autorit/ve të dyshuar.