Engin Firat tashmë është edhe zyrtarisht trajneri i ri i përfaqësueses së Moldavisë. Drejtori teknik i Vllaznisë ka rinovuar pak ditë më parë deri në fund të vitit 2020 marrëveshjen e tij me përfaqësuesen të cilën e drejtoi në dy ndeshjet e fundit të eliminatoreve të Euro 2020.
Firat menjëherë ka nisur punën, duke grumbulluar ekipin për një turne miqësor në Katar në ditët e ardhshme, por ndërkohë, nuk ka harruar as shkodranët me të cilët mbetet i lidhur ende, këtë herë si konsulent i jashtëm.
Bashkëpunimi i tij këtë radhë është duke orientuar drejt Shkodrës një prej sulmuesve të përfaqësueses moldave.
Skuadrës shkodrane pritet që në ditët në vijim t’i bashkohet sulmuesi 30-vjeçar Eugen Sidorenko, i cili në karrierën e tij ka luajtur kryesisht në Moldavi, Rusi e Izrael.
Ai regjistron 34 ndeshje dhe 7 gola me përfaqësuesen e Moldavisë, ndërsa pritet të jetë një armë më shumë për skuadrën e Jonuz në pjesën e dytë të sezonit. /vipsport/