Një qytetar ka bërë publike të ardhurat e familjes së tij, dhe pasi ka përllogaritur shpenzimet mujore të detyrueshmeka arritur në përfundim të nxjerrë shumën që mbetet për të shpenzuar nga çdo pjestari familjes.
Ai ka treguar se me 40 mijë lekë paguhet kryefamiljari, me 35 mijë lekë kryefamiljarja dhe 15 mijë lekë është pensioni i vjehrrës që në total arrijnë në 900 mijë lekë të ardhura mujore nga të cilat thotë ai 160 mijë shkojnë për kredinë, 200 për qeranë, 70 për drita dhe uji, 60 pampers për fëmijën dhe 20 mijë lekë në muaj për internet dhe telefon.
Nga përllogaritja që ka bërë këto shpenzime kapin vlerën e 39 000 lekëve ndërkohë që familja është e përbërë nga 5 anëtarë që korrespondon në 7800 lekë për frymë që mbesin për të ngrënë, pirë dhe shpenzime të tjera të nevojshme “që nuk dalin as për minimumin jetik 15000 mijë. Edvin Kristaq Rama po na merr në qaf fëmijët” shkruan qytetari.