Situata e rendit e sigurisë publike, për vitin 2020 duket se ka filluar shumë keq për qeverinë dhe policinë shqiptare.
Ministri Sandër Lleshaj, duket se nuk po bën gjë tjetër veçse po mbledh kufomat rrugëve. Në 7 ditë janë tre të vrarë në atentate, pra çdo dy ditë një i vrarë, ndërkohë dhe 7 persona të tjerë kanë humbur jetën në aksidente.
10 të vdekur në 7 ditë, një bilanc lufte për qeverinë dhe Policinë e Shtetit, e cila është si gjithmonë në krye të detyrës
Lleshaj nuk bën gjë tjetër veçse shkon atje ku ndodhin vrasjet, a thua se po ngre strukturat për të zbardhur ngjarjet, por çfarë vlere ka kjo? Viktimat po kthehen në statistika.
Sot situata kriminale, është me shifra më e keqe se një vit më parë, ose nga më të këqijat e dekadës së fundit në fillimvit, me të paktën 10 viktima në 7 ditë