Para disa javësh në emisionin Opinion, ish-ministri i Financave, Arben Malaj bëri akuza të forta ndaj Kryetarit të Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj kur tha se Shqipëria duhet të paguajë 110 milionë dollarë për Becchettin, pasi biznesmeni kishte marrë mesazhe kërcënuese nga Veliaj.

Sipas tij vendimi pro Becchettit në gjykatë është mbështetur tek mesazhet kërcënuese të Veliajt në adresë të tij.

Sot Malaj ka publikuar në faqen e tij në Facebook një foto të disa mesazheve që ai pretendon se janë të kryebashkiakut Veliaj.

Thuaji atij që do bëjë armik gjthë qeverinë pa shkak!”, shkruhet ndër të tjera në mesazh.

Malaj akuzon kryebashkiakun e Tiranës për papërgjegjshmëri dhe arrogancë duke denoncuar gjithashtu se Bashkia po gjobit rezidentët e rrugës “Faik Konica” pasi e do rrugën bosh për betonierët e kompanive private.

Miremengjesi, vetem ne 6 ditet e para 2020 rezidentet e rruges “Faik Konica” jane gjobitur 2 deri ne 4 here nga bashkia e Tiranes vetem se bashkia e do rrugen bosh per betonieret e privateve. Veliaj ky shites fiqesh dhe qe bene dasmen ne kala, Mazniku qe fle me 900 euro nata, qeverisin me arrogance dhe babezi. Veliaj me papergjegjshmerine dhe arrogancen e tij ministrore me disa sms si kjo, po u rendon taksa-paguesve te varfer shqiptare nje gjobe 110 milion euro. Kur do ndalet me ligj ku keq qeverises I pa ditur, fodull dhe arrogant. Nuk tremben shqiptaret nga arroganca e tigrave prej letre. Dite te mbare! Arbeni”, shkruan Arben Malaj.

Më 18 dhjetor, Kuvendi vendosi me 72 vota pro shkarkimin e Arben Malajt nga Bordi Mbikqyrës i Bankës së Shqipërisë. Shkarkimi i tij u bë me arsyetimin se Malaj kishte bërë deklarata politike duke dalë jashtë profilit të detyrës së tij. Nga ana tjetër ai denoncoi se shkarkimi i tij është i motivuar politikisht dhe bëri për këtë përgjegjës drejtpërdrejt kryeministrin Rama. /Opinion.al