Disa muaj më parë Alvini shpëtoi nga kampi Sirian dhe u kthye në shtëpi, por historia e tij nuk ka mbaruar me kaq, pasi rrjeti EuroNews I është rikthyer përsëri duke bërë publike dhe një letër të shkruar nga Alvini për babanë e tij.
‘Javët e fundit, Alvin Berisha i kalon ditët duke luajtur videolojëra ose duke parë faqen e tij në Instagram. Por pavarësisht paraqitjeve, ky 11-vjeçar shqiptar është larg të pasurit një fëmijëri normale,’ raporton EuroNews.
Afrimi, babai I djalit të vogël I cili ka treguar udhëtimin e tmerrshëm që bëri për të shpëtuar të birin është shprehur se” mendoja vetëm për djalin, asgjë tjetër nuk më interësonte’’ ndër të tjera është shprehur se kërkoi për një javë në Siri për të birin, u kap nga forcat e DAESH. Për fat ai shpëtoi pasi pagoi një ryshfet prej 500 eurosh te një luftëtar i DAESH, me origjinë nga Shqipëria.
Ndërkohë EuroNews ka publikuar letrën e Alvinit I cili e kishte shkruar për të atin.
“Përshëndetje babi, si je?
Jam unë, djali yt Jusuf- emri im shqiptar është Alvin. Më mungon babi. Më merr në shtëpi të lutem. Dua të shkoj në shtëpi.
Të dua dhe më mungon.
Djali yt, Alvini,” thuhet në letër.
Alvini ishtë një ndër fëmijët që ndodhën në kamoin Sirian,pasi çështja e rikthimit është shumë e komplikuar.
Alvin nuk e di se cili ka qenë ndikimi politik i historisë së tij. Atij i intereson vetëm të rifitojë fëmijërinë e humbur, shkruan EuroNews.
Burimi: Syri.net