Rinia shkodrane nëpërmjet kësaj videoje i uron vitin e ri të gjithë shqiptarëve dhe fton të gjithë rininë që të mos largohen por të japin më të mirën në vendin e tyre. Janë një grup i madh të rinjsh, kryesisht studentë ata që kanë marrë iniciativen që të bëjnë ndryshimin në vendin e tyre.

Nëpërmjet dëshirës së madhe që ata kanë, së bashku kanë krijuar një grupim goxha të madh “Alternativa Pro” Ata kanë ambicien dhe vullnetin që të finalizojnë ëndrrat e tyre ne vendin e vet pa qenë nevoja të largohen. Tashmë ata kanë një histori suksesi në kontributet sociale që kanë dhënë në të mirë të komunitetit si : ndihmat dhe aktivitetet në shtëpinë e fëmijës apo ajo e cila me të vërtetë vlen të përmendet, solidariteti me të prekurit e tërmetit ku arritën të mblidhnin 14 furgona me ndihma për ti përcjellë dorë me dorë tek vetë të prekurit.

Një projekt i zbatuar tashmë dhe mjaft i madh ka qenë ai i kartës studentore, ku këta studentë së bashku me organizatën “Alternativa Pro” finalizuan krijimin e këtyre kartave ku cdo student i pajisur me kartë përfiton uljë në rreth 30 biznese në Shkodër.

Kjo është një nisëm goxha e madhe pasi këta të rinj arritën të bënin dicka që as vetë bashkia nuk arriti ta realizonte. Ata theksojnë se nuk do të ndalen dhe se ditë për ditë po zgjerohen.

Nuk pritet që pushteti të bëjë për ne, deri atëherë do të jetë shumë vonë, ne do të bëjmë të pamundurën që ti arrijmë ëndrrat tona këtu në vendin tonë pa qenë nevoja të largohemi ashtu sic shqiptarët po bëjnë në masë shprehen ata. Ata shprehen se kanë shumë projekte në mëndje që do ti zbatojnë sëshpejti me qëllim që të bëhen gjëra të bukura në qytetin e tyre dhe rinia ta shijojë atë vend.

https://fbwat.ch/1o5MtizDkuzUgEYi