Vendi ynë është përfshirë mesditën e sotme në një mot të pazakontë. Era e fortë ka rrëzuar pemë e sende të tjera nëpër rrugët, përfshirë edhe pemën e Vitit të Ri në qendër të Tiranës.
Sipas Meteoalb, stuhia e erës është me shpejtësi mbi 80 km\h. Në zonat bregdetare dallgëzimi i detit është në 7-8 ballë ne det.
Sakaq, reshjet e dëborës që nisën mbrëmjen e djeshme do të vazhdojnë të bien në të gjithë zonën malore.
Nga dita e neserme, e hënë, i ftohi acartë mbërrin në vend temperatura -11 grade C në rang vendi.
Ky i ftohtë mbetet deri të mërkuren kur nis rritja graduale e temperaturave.