Pas denoncimit në Shqiptarja.com të zhdukjes prej 6 ditësh të Irfan Domnorit Ambasada Shqiptare në Podgoricë ka bërë me dije se atleti shkodran ndodhet në Burgun Hetues në Spuzhë pasi është dënuar me 10 ditë burg.

Sekretarja e Ambasadorit, Teuta Kalaj ka telefonuar miken e Domnorit, Elida Jorgoni, njëherazi ajo që bëri të ditur zhdukjen e tij, duke i siguruar se është në mbikëqyrjen e shtetit shqiptar por nuk ka dhënë motivin se përse është arrestuar.

Damnori është një prej figurave të shquara të sportit në qytetin e Shkodrës. Irfan Domnori u bë i njohur disa vite më parë pasi pas një aksidenti mjekët shqiptarë dhe ato të Malit të Zi i thanë se do ta kalonte pjesën tjetër të jetës në një karrige me rrota.

Ai jo vetëm që u shërua nga ky problem shëndetësor, por sot është një sportist profesionist që merr pjesë rregullisht në garat e vrapimit. Në çdo garë, Domnori ka uniformën e tij tradicionale, veshje kombëtare, plisin dhe flamurin kuqezi