Ditën e dytë të vitit 2020 kryeministri Edi Rama e nisi me një mesazh shumë aktual duke cituar fjalët e Papa Françeskut në lidhje me komunikimin që njerëzit duhet të kenë me njëri tjetrin.

“Hiqni telefonat dhe komunikoni me njëri-tjetrin. Hiqini nga duart edhe kur drekoni e flisni. Ju dini vetëm të çatoni dhe keni harruar komunikimin”, është ky mesazhi i Atit të Shenjtë që Rama e ndau me ndjekësit e tij në faqen e Facebook-ut. Që pas rënies së tërmetit tragjik të 26 Nëntorit, kryeministri Rama cdo ditë publikon thënie dhe fjalë të çmuara nga Kurani, Bibla dhe të njerëzve të njohur.