Ambasada Amerikane në Tiranë përveç urimit special për Shqipërinë, ka publikuar edhe një pyetje të veçantë.
“Çfarë prisni më shumë nga ky vit?”, ka shkruar ambasada në faqen e saj.
Shqiptarët të ndikuar nga kjo pyetje kanë komentuar në faqen e ambasadës. Në komente të shumta janë qytetarë që duan të fitojnë llotarinë amerikane.
Të tjerë presin që ambasadorja e re të ketë një rol sa më aktiv në vendin tonë e disa të tjerë urojnë që misioni i tyre diplomatk të ketë sukses dhe që 2020 të jetë viti i drejtësisë.
“Presim që ambasadorja e re të luajë një rol sa më aktiv që të shembet korrupsioni galopant që e rendit Shqiperinë në 3 vendet më të korruptuara të planetit…62%…dhe ti jepet fund kaosit institucional që ka kapluar vendin,sidomos me shkatërrimin e sistemit gjyqesor…një postulat thotë që plagën kurrë nuk e shëron ai që e shkakton…të mos presim rregullimin nga ato qe e shkaktuan këtë kaos…” shkruhet në një koment.
“Gëzuar !Presim ,shpresë ,për një drejtësi dhe politikë të pakorruptuar !Populli i thjeshtë ka besim në ndihmën tuaj të pacmuar .Faleminderit !!!” ka shkruar një qytetare.
“Llotarinë amerikane, hajde një vit i mbarë për ju e për ne,me ate reformën që më në fund po vjen falë kembenguljes suaj të madhe..!” ka komentuar një qytetar.